Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaBotaNJU JORK – SHBA, Danimarka dhe Groenlanda nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në Arktik

NJU JORK – SHBA, Danimarka dhe Groenlanda nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë në Arktik

NJU JORK, 22 shtator /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Groenlanda kanë nënshkruar një marrëveshje të re për sigurinë e territorit arktik, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti amerikan Donald Trump, kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe kreu i qeverisë së Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen.

Trump deklaroi se SHBA-ja planifikon të ndërtojë “dy baza ushtarake shumë të mëdha” në Groenlandë dhe të zgjerojë praninë e saj ushtarake në ishull.

Ai tha gjithashtu se kundërshtarët e SHBA-së nuk do të lejohen të krijojnë prani ushtarake në Groenlandë dhe se investimet e ndjeshme në territor do të kërkojnë miratim amerikan.

Frederiksen e cilësoi marrëveshjen si një “pikë kthese”, ndërsa Nielsen e përshkroi atë si një marrëveshje historike dhe një rezultat që sjell përfitime për të gjitha palët.

Marrëveshja bazohet në marrëveshjen e mbrojtjes SHBA-Danimarkë të vitit 1951, ndërsa SHBA-ja aktualisht operon bazën Pituffik Space Base në veriperëndim të Groenlandës.

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se marrëveshja forcon partneritetin transatlantik brenda NATO-s dhe kontribuon në sigurinë e rajonit të Arktikut./ a.jor.

Lini një koment