Tuesday, 25 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Nuk merren me hallet e qytetit”- Pas ankesës së shqiptarit të Diasporës, Balla akuzon Bashkinë e Kavajës për pastrim

“Nuk merren me hallet e qytetit”- Pas ankesës së shqiptarit të Diasporës, Balla akuzon Bashkinë e Kavajës për pastrim

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka reaguar pas ankesës së një qytetari kavajas që jeton prej vitesh në diasporë, për një vendgrumbullim mbetjesh në rrugën që të çon drejt Spillesë.

Pas ankesës së përcjellë përmes telefonit, Balla shkoi sot vetë në terren për të parë nga afër situatën, duke e cilësuar një problem shqetësues, veçanërisht në një aks rrugor që të çon drejt Spillesë, një prej destinacioneve turistike të zonës.

Balla ka nënvizuar se përgjegjësia për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit është e pushtetit vendor.

“Bashkia Kavajë mund të merret me çdo gjë tjetër, por vetëm me Kavajën dhe me hallet e Kavajës, me pastrimin e Kavajës, me rrugët e Kavajës nuk merren”, u shpreh Balla.

Balla theksoi se situata do të marrë zgjidhje menjëherë dhe se vendgrumbullimi i mbetjeve duhet të pastrohet pa pritur më gjatë.

“Nuk do presim Fisnikun, se Fisniku, Halili e të tjerë, kanë halle të tjera. Do duhet ta pastrojmë se s’bën atë vendgrumbullim mbetjesh në anë të rrugës. Asnjë ankesë nuk duhet lënë pa u dëgjuar dhe pa u përpjekur për ta zgjidhur”, tha Balla.

Lini një koment