Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

Deputetja e PS, Sara Mila, debatoi me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, duke iu referuar këtij të fundit me ironi si “i pakënaquri i vogël i Berishës”.

Gjatë replikave në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, deputetja socialiste tha se as nuk e konsideron Hoxhën si pjesë e PD.

Përfaqësuesi demokrat tha se gjuha e Milas është modeli që PS ka sjellë në Parlament, dhe që sipas tij i ka lodhur qytetarët. Hoxha i tha deputetes së PS se po përdoret nga Rama pasi sipas tij nuk ka mbetur më njeri për ta mbrojtur.

DEBATI

Mila: O i vogli i pakënaqur i Berishës, tani dëgjo pak këtu.

Hoxha: Unë nuk kam ardhur për ju këtu moj zonjë, kam ardhur për qytetarët. E dija që do bëje gallëtë, por problem është…Ky është modeli, e ke parë në Parlament? Gallatë, humor. Prandaj janë lodhur qytetarët.

Mila: Ti mund të shkosh te partia e këtij Pilinçit, të bëhesh sekretar i përgjithshëm besoj, sepse i shkon formatit dhe këtyre batutave të lodhura…

Nazarko: Pilinçi thonë që është krijesë e PS

Hoxha: Duke bërë gallatë s’fiton gjë, do të heqë notë sjelle Fuga.

Mila: Nga PD merrem vetëm me ata që pëlqen doktor Berisha. Ata që s’pëlqen Berisha, nuk përfaqësojnë as PD-në.

Hoxha: Anija e tranzicionit është mbytur. Sara po të përdor Rama në një fazë të vështirë kur s’ka ngelur njeri për ta mbrojtur.

Lini një koment