E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiOkazion për Superioren, ish-mesfushori i Partizanit dhe Skënderbeut në pritje të kontratës së re

Okazion për Superioren, ish-mesfushori i Partizanit dhe Skënderbeut në pritje të kontratës së re

Dean Liço është aktualisht pa ekip. Mesfushori 26-vjeçari e mbylli me Boluspor në Ligën e Parë turke, pasi i hodhi në gjyq për detyrimet e prapambetura. Nuk përjashtohet rikthimi i tij në Abissnet Superiore. Liço largohej si lider nga Skënderbeu në verën e vitit 2024, kur të kuqtë vendosën ta shisnin tek Igdir në Turqi. […]

Dean Liço është aktualisht pa ekip. Mesfushori 26-vjeçari e mbylli me Boluspor në Ligën e Parë turke, pasi i hodhi në gjyq për detyrimet e prapambetura.

Nuk përjashtohet rikthimi i tij në Abissnet Superiore. Liço largohej si lider nga Skënderbeu në verën e vitit 2024, kur të kuqtë vendosën ta shisnin tek Igdir në Turqi.

26-vjeçari luante edhe me Partizanin, por pa lënë gjurmë. Te Skënderbeu bëri mjaft mirë duke regjistruar 63 paraqitje.

Liço po ashtu ka luajtur edhe me moshat e Kombëtares. Skënderbeu do të jetë pjesë e elitës së futbollit shqiptar në edicionin e ardhshëm, prandaj dhe rikthimi nuk do të ishte surprizë.

Lini një koment