OKB – Pezeshkian: Irani nuk është agresor
NJU JORK, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Irani nuk ka qenë kurrë agresor dhe nuk ka filluar kurrë luftë, tha sot presidenti iranian, Masud Pezeshkian në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në lidhje me konfliktin me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
“Ne kurrë nuk do të ulim kokën”, deklaroi udhëheqësi, duke iu drejtuar Donald Trump.
“Ai duhet ta dijë se rezistenca e popullit iranian vetëm sa do të rritet përballë sanksioneve, presionit dhe frikësimit”, tha ai.
”Irani nuk do të tolerojë që Ngushtica e Hormuzit të përdoret për agresion kundër vendit tonë dhe për të imponuar pasiguri në rajon”, paralajmëroi Pezeshkian Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Ata na kanë mbyllur aksesin në ujërat tona territoriale”, tha presidenti iranian duke iu referuar Shteteve të Bashkuara, ndërsa njëkohësisht përdorin “raketa dhe teknologji vdekjeprurëse për të sjellë pasiguri në të gjitha zonat që kufizohen me këtë rrugë ujore”./ a.jor.