Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaBotaOmani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, pavarësisht kundërshtimeve publike të Uashingtonit.

Lajmin e raportoi New York Times, duke cituar një burim iranian dhe katër diplomatë të njohur me çështjen.

Sipas gazetës amerikane, zbatimi i planit do të përfaqësonte një ndryshim të rëndësishëm nga statusi i korridorit strategjik detar para luftës, një shenjë se si vendimi i SHBA-së dhe Izraelit për të sulmuar Iranin më 28 shkurt e ka transformuar Lindjen e Mesme në mënyra të thella dhe të papritura.

Para luftës, Ngushtica e Hormuzit ishte një korsi ndërkombëtare transporti detar që përshkohej lirisht nga anijet, por gjatë luftimeve, Teherani në fakt e bllokoi atë, duke shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë.

Omani kohët e fundit paraqiti një propozim zyrtar për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë që u bën thirrje kompanive të transportit detar të paguajnë tarifa shërbimi, ndoshta vullnetare, për përdorimin e ngushticës, sipas zyrtarit iranian dhe një diplomati rajonal.

Një burim i njohur me qëndrimin e SHBA-së konfirmoi se negociatorët amerikanë kanë marrë propozimin e Omanit dhe synojnë të diskutojnë pikat e tij kritike me autoritetet në Muscat.

Propozimi bazohet në modelin e miratuar tashmë për Ngushticën e Malakës dhe Singaporit, midis Oqeanit Indian dhe Detit të Kinës Jugore, ku kontributet vullnetare mblidhen nga një fondacion privat, Fondacioni Nippon.

Lini një koment