Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Operacion i Policisë në Tiranë, arrestohen 8 persona në kërkim për vrasje, drogë, armë dhe falsifikim

Operacion i Policisë në Tiranë, arrestohen 8 persona në kërkim për vrasje, drogë, armë dhe falsifikim

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona të shpallur në kërkim gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të një plani të posaçëm kontrollesh dhe punës operative për kapjen e personave me masa sigurie apo dënime të formës së prerë.

Sipas uniformave blu, të arrestuarit akuzohen ose janë dënuar për vepra të ndryshme penale, mes tyre tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh, falsifikim dokumentesh, vjedhje dhe plagosje të rëndë.

Gjatë operacionit, njërit prej të kërkuarve për trafik droge iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e lëndës narkotike Cannabis Sativa.

Personat e arrestuar

Policia bëri të ditur se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një koment