Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Berisha në Strasburg, takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

Berisha në Strasburg, takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot në Strasburg një takim me përfaqësuesit e lartë të Republikës së Kosovës.

Në takim morën pjesë nënkryetari i parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prof. Ardian Gola, konsulli i Republikës së Kosovës në Strasburg, Fitor Murati, si dhe sekretari i parë i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, Ilir Selmani.

Gjatë bisedës, kryetari Berisha ngriti shqetësimin për situatën politike në Shqipëri dhe politikat e ndjekura nga qeveria e Edi Ramës.

Ai theksoi se kryeministri Rama po ndjek një politikë që po çon në spastrim etnik në Shqipëri.

Takimi u zhvillua në Strasburg, ku Berisha merr pjesë në punimet e sesionit të vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Lini një koment