Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›“Çfarë njerëz të jashtëzakonshëm”, mikpritja kosovare mahnit tifozët irlandezë: Na paguan mëngjesin në shenjë falënderimi për paqeruajtësit

“Çfarë njerëz të jashtëzakonshëm”, mikpritja kosovare mahnit tifozët irlandezë: Na paguan mëngjesin në shenjë falënderimi për paqeruajtësit

Mikpritja e tifozëve irlandezë në Kosovë ka marrë vëmendje të veçantë, ku disa prej tyre që kanë ndarë në rrjetet sociale përvoja të paharrueshme gjatë qëndrimit në Prishtinë.

Një tifoz irlandez ka treguar se një qytetar nga Kosova, i ulur në tavolinën pranë tyre, ua ka paguar mëngjesin, duke u thënë se kjo ishte një falënderim për forcat irlandeze paqeruajtëse.

“Njerëz të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai.

Edhe ambasadori i Irlandës në Hungari dhe Kosovë, në një postim në rrjetet sociale, e ka vlerësuar mikpritjen kosovare.

“Mikpritja kosovare është legjendare”, ka shkruar ai.

Në kuadër të qëndrimit të tifozëve irlandezë në Kosovë, atyre u janë ofruar edhe birra falas, një tjetër gjest që ka ndihmuar në atmosferën miqësore mes tifozëve të dy vendeve.

“Mendoj se do të rikthehem në Kosovë, njerëzit më zemërmirë që kam takuar ndonjëherë”, ka shkruar një tifoz tjetër irlandezë. /Telegrafi/

Lini një koment