E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiPartizani mposht Dinamon, dy gola nga Keko

Partizani mposht Dinamon, dy gola nga Keko

Në javën e fundit të sezonit të rregullt të “Abissnet Superiore”, Partizani ka arritur një fitore 2-1 përballë Dinamos.

Në sfidën e luajtur në “Arena e Demave”, të kuqtë zhbllokuan sfidën me anë të Kekos në minutën e 16-të, i cili kompletoi dopietën sapo u mbush gjysëm ore lojë.

Blutë reaguan në pjesën e dytë dhe ngushtuan shifrat me anë të Koma, por pa mundur të ndryshojnë fatin e ndeshjes, ndikuar dhe nga largimi me karton të kuq i Metajt pas 70 minutash lojë.

Kjo fitore nuk ndryshon asgjë për Partizanin që qëndron në vendin e pestë me 48 pikë. Dinamo mban vendin e katërt me 49 pikë.

Lini një koment