E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPD kërkon ndryshimin e rendit të ditës në seancë: Të diskutohet për Raportin e Parlamentit Europian

PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës në seancë: Të diskutohet për Raportin e Parlamentit Europian

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte në një seancë plenare, teksa Partia Demokratike kërkon ndryshimin e rendit të ditës. Me anë të një shkrese drejtuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, PD ka kërkuar të diskutohet për Raportin e Parlamentit Europian.

Seanca e sotme përfshin një numër projektligjesh, mes të cilëve ndryshime në Kodin Rrugor, ligjin për shtetësinë dhe mekanizma të rinj për reagimin ndaj krizave të furnizimit me lëndë djegëse.

Në rend dite janë edhe disa projektvendime për zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të pavarura, përfshirë Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe pozicione në Bankën e Shqipërisë.

Lini një koment