Wednesday, 23 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosova​PDK sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

​PDK sërish para Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës po qëndron sërish sot para Qeverisë së Kosovës, prej nga po kërkojnë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shkojë në Kuvend dhe të vazhdojë procesi i konstituimit të tij.

PDK këtë herë para Qeverisë janë bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Mitrovicës.

Deputetët e PDK-së prej disa ditësh po qëndrojnë për disa orë në hyrje të objektit të Qeverisë duke kundërshtuar vazhdimin e ushtrimit të detyrës nga Kurti dhe duke kërkuar funksionalizimin e institucioneve.

Lini një koment