Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPërfshihet nga flakët një automjet gjatë natës në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

Përfshihet nga flakët një automjet gjatë natës në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës së të hënës, në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Sipas raportimeve, ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa automjeti është përfshirë tërësisht nga zjarri.

Policia dyshon se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në kuadër të hetimeve, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Lini një koment