Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPërfshihet nga flakët një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës në Vlorë (VIDEO)

Përfshihet nga flakët një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës në Vlorë (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në një nga lokalet në zonën e Triportit, në Vlorë, duke rrezikuar përhapjen edhe në drejtim të Pyllit të Sodës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën pyjore.

Forcat zjarrfikëse vijojnë punën në terren për neutralizimin e vatrës dhe shmangien e çdo rreziku të mëtejshëm.

Lini një koment