Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPërfshihet nga flakët një mjet në aksin Vlorë-Radhimë, shkrumbohet nga zjarri (VIDEO)

Përfshihet nga flakët një mjet në aksin Vlorë-Radhimë, shkrumbohet nga zjarri (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e premtes pranë zonës së Jonufrës, në aksin rrugor Vlorë-Radhimë.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht nga zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrës së zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment