E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Përplasen dy automjete në Rrugën e Arbrit, disa të plagosur! Policia në vendngjarje

Përplasen dy automjete në Rrugën e Arbrit, disa të plagosur! Policia në vendngjarje

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Rrugën e Arbrit.

Sipas raportimeve, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur në vendin e quajtur “Zall Mner”.

Mësohet se përplasja ka qenë e fortë, ku kanë mbetur të plagosur disa persona.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat, të cilat po transportojnë të plagosurit, si dhe policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lini një koment