Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Përshkallëzohet qëndrimi i avokatëve, vendoset bllokim i seancave të masave të sigurisë në GJKKO

Përshkallëzohet qëndrimi i avokatëve, vendoset bllokim i seancave të masave të sigurisë në GJKKO

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë ka vendosur përshkallëzimin e qëndrimit të avokatëve në kundërshtim të rregullores për përdorimin e celularëve në sallat e gjyqit.

Sipas vendimit, avokatët do të bojkotojnë masat gjyqësore, duke tërhequr edhe listën kryesisht. Vendimi do të zbatohet vetëm për seancat në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë (GJKKO).

Në të njëjtën kohë, Dhoma e Avokatisë ka vendosur të mbulojë shpenzimet e gjobave të vendosura ndaj avokatëve në kuadër të këtij qëndrimi.

Vendimi vjen në vijim të përplasjes mes avokatëve dhe GJKKO-së lidhur me rregulloren e re për ndalimin e përdorimit të celularëve gjatë seancave gjyqësore.

Lini një koment