E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Plagosi dy persona në Laparakë mbëmjen e djeshme, arrestohet Arbër Krashi

Plagosi dy persona në Laparakë mbëmjen e djeshme, arrestohet Arbër Krashi

Policia e Tiranës ka arrestuar Arbër Krashin, i cili ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së 8 shtatorit në Laprakë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy persona.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20 në zonën e “Fushës”, në Laprakë. Nga të shtënat u plagosën 35-vjeçari Dashamir Tahiri dhe 39-vjeçari Bledar Dauti. Të dy u dërguan në spital dhe, sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht, uniformat blu shpallën në kërkim Arbër Krashin, me qëllim marrjen e tij në pyetje dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, të plagosurit nuk kanë dhënë sqarime të plota për motivet e konfliktit apo autorin e të shtënave.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit dhe nisi hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa vijojnë verifikimet për të zbardhur dinamikën dhe motivet e konfliktit.

Në njoftimin paraprak, policia bëri me dije se dy personat ishin paraqitur në spital të dyshuar të plagosur me armë zjarri dhe se shërbimet po punonin për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Arrestimi i Krashit pritet t’u japë hetuesve më shumë të dhëna për dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në përdorimin e armës.

Lini një koment