Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Plagosje me armë zjarri në Durrës

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një i ri është plagosur me armë zjarri pak momente më parë në lagjen nr. 1 të Durrësit, në zonën e Vollgës.

Pas të shtënave, i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet Policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes dhe identifikimin e autorit.

Lini një koment