Monday, 7 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPlagosje me armë zjarri në Korçë, autori shpallet në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Korçë, autori shpallet në kërkim

Një person është plagosur me armë zjarri në Korçë. I plagosuri, është identifikuar si shtetasi me inicialet Dh. Sh. Mësohet se ai është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe e ka shpallur në kërkim.

Forcat e policisë vijojnë punën për kapjen e autorit, ndërsa po hetohen rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Lini një koment