Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Po kujdesej për bimët narkotike në mes të pyllit, arrestohet 37 vjeçari në Mirditë

Po kujdesej për bimët narkotike në mes të pyllit, arrestohet 37 vjeçari në Mirditë

Policia e Mirditës ka kryer disa kontrolle me dronë në zona të thella malore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi F. M., 37 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë.

37-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në zonën e pyllëzuar të fshatit dhe në afërsi të banesës së tij.

Pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Lini një koment