Thursday, 24 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaPolicia ndërhyn në Rahovec, arrestohet personi që dyshohet për marrje ryshfeti

Policia ndërhyn në Rahovec, arrestohet personi që dyshohet për marrje ryshfeti

Një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, pasi Policia e Kosovës ndërhyri të mërkurën në Rahovec. Arrestimi u krye pas një hetimi të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Sipas hetimeve, i dyshuari në disa raste ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet nga pronarë biznesesh, në shuma prej 300 deri në 500 euro, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit të tyre për shkelje të ligjit.

Më 24 shtator 2026, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, është kontrolluar ambienti i punës dhe veturat e të dyshuarit, ku është sekuestruar edhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Rasti hetohet si “Marrja e ryshfetit”, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Kosovës.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment