Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaPolonia: Niveli i trupave amerikane do të mbetet përafërsisht i njëjtë

Polonia: Niveli i trupave amerikane do të mbetet përafërsisht i njëjtë

Ministri i Jashtëm i Polonisë ka deklaruar se niveli i trupave amerikane do të mbetet përafërsisht i njëjtë, në mes të paqartësisë së krijuar pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se një njësit, në madhësinë e një brigade, në fakt do të dislokohet në këtë shtet të NATO-s.

Ministri Radoslaw Sikorski i bëri këto deklarata më 22 maj në Suedi, para bisedimeve të ministrave të Jashtëm të NATO-s. Në këtë takim merr pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Qëllimet e SHBA-së kanë shtuar edhe më shumë akthin rreth samitit, i cili veçse është lënë në hije nga një stërvitje e madhe bërthamore ruse në Bjellorusi dhe kërcënimeve të reja ruse ndaj shteteve baltike të NATO-s.

Sikorski e falënderoi Trumpin për “njoftimin e tij për rotacionin, se prania e trupave amerikane në Poloni, do të mbetet pak a shumë sikurse në nivelet paraprake”.

Lini një koment