Tuesday, 1 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPresidenti Begaj: Urime Briken Caljat për rekordin e ri

Presidenti Begaj: Urime Briken Caljat për rekordin e ri

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke vendosur edhe një rekord të ri.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur suksesin e sportistit shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Urime peshëngritësit tonë, Briken Calja, për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026! Një rekord i ri që na bën krenarë. Urime, Briken! Shqipëria krenohet me ty! 🇦🇱”, shkruan Presidenti Begaj.

Ky sukses i Caljës i shtohet rezultateve të rëndësishme të sportistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Lini një koment