Presidenti i UEFA-s surprizon Egnatian, mijëra tifozë për kampionët në “Air Albania” (shifra)
Aleksandër Çeferin ka surprizuar sot Egnatian. Kampionëve të Shqipërisë iu dha një dhuratë simbolike nga presidenti i UEFA-s, pikërisht në prag të takimit ndaj Linkoln Red Imps në stadiumin “Air Albania”. Sfidë që vlen për turin e katërt të Ligës së Konferencës.
Egnatia ndau pamjet me CEO-n Arben Meta, duke shkruar: “Një dhuratë simbolike për Egnatian, nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.
Një moment vlerësimi dhe respekti për rrugëtimin, përkushtimin dhe sukseset e klubit tonë”.
Rreth 4000 bileta janë shpërndarë deri tani siç mëson “Panorama Sport”. Rrogozhinasit synojnë të shkruajnë sot historinë në Europë. Objektiv është fitorja për ekipin e Nevil Dedes, që e kërkon për herë të parë në fazën e ligës.