E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Tronditet Tirana, FIFA merr vendimin e radhës drastik

Tronditet Tirana, FIFA merr vendimin e radhës drastik

Tirana ka pësuar tronditjen e radhës në FIFA. Më 25 nëntor është humbur një tjetër gjyq siç raporton “Panorama Sport”, pikërisht për shkak të detyrimeve të prapambetura. Tashmë numri i gjyqeve të humbura shkon në gjashtë, si askush tjetër në Abissnet Superiore.

Pasi merkato u zhbllokua dhe lojtarët e afruar në verë u federuan, Tirana ka humbur gjyqet e radhës në shtator, tetor dhe tashmë nëntor. Pa zgjidhur këto çështje, bardheblutë nuk mund të transferojnë lojtarë të tjerë në vazhdim.

Sfida e radhës për Tiranën ndërkohë do të jetë nesër, më 27 nëntor në stadiumin “Selman Stërmasi”. Bardheblutë masin forcat me Skënderbeun e vendit të tretë, që regjistron 1 pikë më tepër pas 12 javëve.

Kujtojmë se sfida e fundit ishte ndaj Vorës dhe nuk solli gola. Ekipi i Klafuriç do kërkojë të kthehet te fitorja ndaj bardhekuqve.

Lini një koment