E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 04:14 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Prezantohet sot në Bruksel raporti vjetor i KE-së për Shqipërinë, bashkë me udhërrëfyesin për afatet e anëtarësimit

Prezantohet sot në Bruksel raporti vjetor i KE-së për Shqipërinë, bashkë me udhërrëfyesin për afatet e anëtarësimit

Komisioni Evropian publikon sot në Bruksel Paketën e Zgjerimit për vitin 2026, së bashku me raportet vjetore për vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipërinë. Dokumenti pritet të evidentojë ecurinë e reformave, përmbushjen e kritereve të anëtarësimit dhe sfidat që mbeten në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Për herë të parë, paketa pritet të shoqërohet me udhërrëfyes konkretë për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, duke përcaktuar hapa të mëtejshëm, objektiva reformash dhe orientime kohore drejt anëtarësimit.

Një tjetër risi është qasja ndaj integrimit gradual të vendeve kandidate në politikat e Bashkimit Evropian, edhe përpara anëtarësimit të plotë, në fusha strategjike si energjia, transporti, digjitalizimi dhe mbrojtja.

Këto zhvillime vijnë paralelisht me diskutimin për përgatitjen e vetë Bashkimit Evropian për zgjerimin, përfshirë përshtatjen institucionale dhe vendimmarrjen.

Për Shqipërinë, raporti dhe udhërrëfyesi i ri do të jenë një tjetër pikë reference për matjen e progresit dhe detyrimeve në negociatat e anëtarësimit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment