Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Basketbolli ne Kosove›Prishtina mposht Ballkanin në Suharekë me golin e Rin Ahmetit

Prishtina mposht Ballkanin në Suharekë me golin e Rin Ahmetit





October 2026
M T W T F S S
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

October 19, 2026

Prishtina mposht Ballkanin në Suharekë me golin e Rin Ahmetit


Prishtina ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 1:0 në derbin e javës së dhjetë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar të hënën pasdite në Suharekë u vendos nga talenti Rin Ahmeti, i cili realizoi golin e vetëm në minutën e 52-të.

Goli i Ahmetit u konfirmua pas rishikimit të situatës në sistemin VAR, duke i dhënë epërsinë skuadrës kryeqytetase.

Prishtina u detyrua të luante me një futbollist më pak nga minuta e 75-të, kur mbrojtësi Diar Halili u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë.

Pavarësisht epërsisë numerike, Ballkani nuk arriti ta gjente golin e barazimit, ndërsa Prishtina e ruajti avantazhin deri në fund për t’i arkëtuar tri pikët.

Me këtë triumf, Prishtina vazhdon të jetë skuadra e vetme në Superligë pa humbje. Kryeqytetasit kanë 23 pikë, aq sa liderja Malisheva, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër kampiones në fuqi, Dritës.

Në anën tjetër, Ballkani mbetet në pozitën e gjashtë me 13 pikë.

Leave a Reply

Lini një koment