Saturday, 10 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›Proença i hap derën Ronaldos, presidenti i Federatës portugeze: E presim në nëntor në kombëtare

Proença i hap derën Ronaldos, presidenti i Federatës portugeze: E presim në nëntor në kombëtare

Vetëm përpara pak orësh u mësua se Federata Portugeze e Futbollit e pezulloi përkohësisht Cristiano Ronaldon nga kombëtarja dhe hapi një procedim disiplinor për yllin e futbollit botëror se u largua nga grumbullimi i skuadrës gjatë ndeshjeve të Nations League.

Por mesa duket kjo çështje do të mbyllet shumë shpejt dhe ai që e deklaron këtë është vetë presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença. ‘Federata, trajneri, të gjithë shokët e skuadrës janë në një linjë; duam që Cristiano të kthehet. Unë e pres që të bashkohet me kombëtaren në ndeshjet e nëntorit-tha Pedro Proença-edhe Cristiano Ronaldo dëshiron të kthehet. Është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave’.

Prej ditësh Portugalia po zjen nga përplasjet mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus. Gjithçka nisi nga ndeshja e parë mes Portugalisë dhe Norvegjisë me Ronaldon që nuk luajti asnjë minutë edhe pse tekniku e nxori në nxemje. Pas kësaj, 41 vjeçari mori vendimin për t’u larguar nga grumbullimi i kombëtares luzitane duke i ndezur akoma më shumë polemikat. Vetëm përpara pak ditësh, Ronaldo përmes një letre të gjatë shpjegoi motivet që e shtynë të lërë kombëtaren duke kërkuar ndjesë për këtë gjest dhe duke thënë se pranon çdo sanksion nga ana e Federatës, me këtë të fundit që është gati ta mirëpresë sërish Ronaldon në kombëtare.

Lini një koment