Profesori spanjoll i së Drejtës Kushtetuese: Haga e ndëshkoi Thaçin më ashpër se çdo serb që synoi gjenocid
Profesori spanjoll i së Drejtës Kushtetuese, Joaquin Urias, ka komentuar në një shkrim autori vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katërshes së UÇK-së, në veçanti ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.
Urias ka shkruar se komuniteti ndërkombëtar e ka ndëshkuar Hashim Thaçin më shumë se secilin organizator serb për përpjekje për gjenocid në Kosovë.
“Komuniteti ndërkombëtar e ka ndëshkuar Thaçin me një dënim më të ashpër se çdo organizator i përpjekjes për gjenocid serb. Është e vështirë të mbështetet ky vendim, i cili, sidoqoftë, duket se buron nga llogaritjet politike se si duhet të përparojë shoqëria kosovare. Duket se, përballë konflikteve më të mëdha të njerëzimit, ligji është i destinuar të jetë thjesht një mbulesë për politikën. Apo për etikën”, shkruan profesori spanjoll.
Ai thekson se krimet që serbët kanë bërë në Kosovë janë të pakrahasueshme me krimet që Haga pretendon se janë kryer nga Thaçi dhe të tjerët. “Krimet e luftës që i atribuohen Thaçit u kryen në kontekstin e përgjigjes guerile kundër spastrimit etnik”, thotë Urias, duke potencuar rëndësinë jetike të kontekstit të konfliktit në Kosovë.
Sipas tij, vendimi është vështirë që të mbështetet, meqë duket se buron nga llogaritjet politike.
Burimi: Klan Kosova