E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protesta e studentëve zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi dhe i vihet flaka një koshi mbeturinash

Protesta e studentëve zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi dhe i vihet flaka një koshi mbeturinash

Pas qëndruan për rreth 1 orë e 30 minuta në Rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt zonës së Zogut të Zi në Tiranë.

Me të mbërritur në këtë zonë, ata janë ndalur në rrethrrotullim dhe kanë vendosur në mes të rrugës një kosh mbeturinash, të cilit i kanë vënë flakën, si dhe një shufër metalike, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

Edhe në këto momente, protestuesit vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Lini një koment