Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaProtesta- Rama replikë në rrjete sociale me një protestues: Mendon ndryshe nga unë po nuk shan, nuk akuzon, nuk deliron online

Protesta- Rama replikë në rrjete sociale me një protestues: Mendon ndryshe nga unë po nuk shan, nuk akuzon, nuk deliron online

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një komunikim në distancë me një qytetar lidhur me protestat që po zhvillohen në vend , duke vënë theksin te rëndësia e etikës në debatin publik.

Në postimin e tij, Rama ka ndarë mesazhet e shkëmbyera me qytetarin, të cilin e cilëson si një “protestues atipik”, që sipas tij mendon ndryshe, por komunikon pa gjuhë fyese dhe pa akuza në rrjetet sociale.

Kryeministri thekson gjithashtu rëndësinë e etikës në komunikimin publik dhe ka bërë publike mesazhet e shkëmbyera me të.

“Replikë në distancë me një protestues. Në çdo faqe, do të gjeni çfarë më shkruan dhe si i përgjigjem këtij protestuesi atipik, i cili mendon ndryshe nga unë po nuk shan, nuk akuzon, nuk deliron online. Respekte Për Etikën”, shkruan kryeministri.

Lini një koment