Sunday, 25 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Protestuesit thyejnë ‘karriget e dialogut’ para Kryeministrisë, iu vendosin flakën

Protestuesit thyejnë ‘karriget e dialogut’ para Kryeministrisë, iu vendosin flakën

Protesta e cila nisi fillimisht para Ministrisë së Arsimit është zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.

Pasi kanë mbërritur në shesh, situata ka shënuar momente të reja tensioni. Protestuesit kanë marrë dhe kanë thyer “karriget e dialogut” të vendosura nga kryeministri Edi Rama para Kryeministrisë, duke u vënë më pas flakën atyre në mes të rrugës.

Forcat e rendit ndodhen në gatishmëri në zonë për të monitoruar zhvillimet e mëtejshme dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Policia deri më tani nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka patur asnjë përplasje me protestuesit.

Lini një koment