Provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
Maturantët po zhvillojnë këtë të martë provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë të lëndës me zgjedhje. Qindra nxënës i janë drejtuar qendrave të testimit që në orët e para të mëngjesit për të përmbyllur procesin e provimeve të maturës.
Provimi do zhvillohet nën masat e përcaktuara nga autoritetet arsimore, ndërsa maturantët u shprehën optimistë për rezultatet, duke e cilësuar këtë testim si hapin e fundit drejt përfundimit të arsimit të mesëm dhe vijimit të studimeve universitare. Me përfundimin e këtij provimi, mbyllet zyrtarisht cikli i provimeve të Maturës Shtetërore për vitin shkollor 2025-2026.