E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan |

PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan |

Partia Socialiste voton për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të deputetes Elisa Spiropali, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-ministre e Jashtme, pas përplasjeve të fundit politike brenda familjes socialiste.

Gjatë Asamblesë së fundit socialiste ajo u shkarkua nga funksionet në forumet e PS-së pas propozimit të kryetarit dhe njëkohësisht kryeministrit Edi Rama, kurse sot gjatë mbledhjes së grupit të PS u votua pro përjashtimit të saj nga grupi.

Deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe mësohet se abstenuan në votën e tyre.

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste kërkoi votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Sipas informacioneve, në votimin e zhvilluar sot në Grupin Parlamentar të PS-së, shumica ka mbështetur përjashtimin e Spiropalit, ndërsa Bledi Çuçi dhe Erion Braçe kanë abstenuar.

Lini një koment