E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
43
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 3 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
219
Demokratë
135
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 81 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 03:40 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, CNN
Ballina›Sporti›PSG pa limite, Bayern shtang Atléticon, fitojnë dhe Barça, Interi e Manchester United.

PSG pa limite, Bayern shtang Atléticon, fitojnë dhe Barça, Interi e Manchester United.

Spektakël i PSG-së në fushën e Villarreal të martën në mbrëmje, në ndeshjen e xhiros së 4-t të Ligës së Kampionëve. Ekipi i Luis Enriques mori kryesimin në fillim dhe e përfundoi misionin me një fitore 6-0. Barcelona gjithashtu fitoi, duke mposhtur Aston Villan 3-0.

Ndër ekipet e tjera të mëdha, Bayern gjithashtu luajti mirë, duke mposhtur Atlético Madridin 2-0.

Në ndeshjet e tjera, LASK mundi Slovan 4-0 në shtëpi, ndërsa Bodo/Glimt dhe Lille e mbyllën në barazim 0-0. Në orën 18:45, Galatasaray dhe Sporting Lisbon fituan përkatësisht 2-0 dhe 0-1 kundër Stuttgart dhe Shakhtar Donetsk.

Interi harron humbjen në derbi dhe siguroi fitoren e dytë radhazi në Evropë. Këtë herë, zikaltërit mposhtën Feyenoord me rezultatin 3-0. Skuadra italiane kaloi në epërsi pas tetë minutash me një kryevepër nga Bisseck. Në minutën e 34-t, Interi dyfishoi epërsinë e tij nëpërmjet Pio Espositos, ndërsa Zieliński në minutën e 54-ët mbylli të gjitha llogaritë.

Manchester United, nga 0-2 në 3-2 përballë Romës, një përmbysje e çmendur. Skuadra italiane siguroi avantazhin e dyfishtë me Soule 11’ dhe Malen 18’, ndërsa anglezët u përgjigjën me Fernandes 58’ me penallti dhe Cunha(83’ dhe 86’).

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment