Friday, 2 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama dhuron gjak, vijon tradita në Kryeministri: “Dhuro gjak, shpëto jetë”

Rama dhuron gjak, vijon tradita në Kryeministri: “Dhuro gjak, shpëto jetë”

Kryeministri Edi Rama dhe punonjësit e Kryeministrisë kanë vijuar edhe këtë vit traditën e dhurimit të gjakut.

Kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet duke dhuruar gjak, ndërsa krahas saj shkruan: “Kryeministria, si çdo vit, për nismën e dhurimit të gjakut”.

Rama ka bërë gjithashtu thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë përmes dhurimit të gjakut, duke theksuar rëndësinë e këtij akti në shpëtimin e jetëve të njerëzve që kanë nevojë.

Në postimin e tij, kryeministri ka përdorur edhe hashtagët “DhuroGjak”, “ShpëtoJetë” dhe “KrenarPërShqipërinë”.

Lini një koment