Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë

“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë

Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur për Now me Erla Mëhillin lidhur me aktualitetin në vend, konkretisht me protestën qytetare që zhvillohet prej 31 ditësh. Klosi tha se Rama nuk mund të negociojë kur ata i kërkojnë dorëheqjen.

“Një kërkesë ka pasur nga Edi Rama dhe qeveria: hajde negociojmë dhe t’ju dëgjojmë për hallet që keni dhe që kërkohen nga qeveria. Kjo është pjesa e vetme që ka pasur mazhoranca. Ka mundësi që të krijohet një përfaqësi që ditën e parë. Tani ka vetëm një kërkesë, dorëheqjen e qeverisë. Nuk e di si mund të ulet një qeveri kur ata që kërkojnë atë të rrëzohet. Të negociojmë rrëzimin. Grupe që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë ka çdo ditë. Kështu që s’kemi asgjë të keqe. Kjo nuk do të thotë që qeveria të japë dorëheqjen. Ne kemi bërë më shumë protesta se ata. Ne rrinim aty me ditë e me natë. Edhe Berisha nuk e dha dorëheqjen.”

Lini një koment