Rama i përgjigjet Berishës: Nuk ka rënie të prokurimeve publike. Me Diellën brenda 2029-ës renditemi në nivelin më të lartë europian
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi deklaratat e bëra nga kryedemokrati Sali Berisha mbi rënien e integritetit të prokurimeve publike. Ndërsa përgënjeshtron këtë deklaratë, kryeministri thekson se Shqipëria jo vetëm nuk ka pësuar rënie, por është përfshirë në portalin europian ta matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e BE-së duke dalë më mirë se shumë prej ture.
Me një postim në rrjetin social X, kryeministri deklaron se Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si kurrë më parë, përfshi këtu edhe në fushën e prokurimeve.
Ai shton se, me ministren “Diella” në prokurimet publike do të bëhet e mundur që brenda mandatit të katërt qeverisës të arrihet një nivel integriteti e shpejtësie që do e rendisë vendin në nivelin më të lartë europian.
“Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie!
Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e Bashkimit Europia, duke dalë më mirë se sa shumë prej tyre, këtë as i madhi e as të vegjëlit nuk kanë se si e thonë, sepse budallallëku ka kufi vetëm vetveten
Rëndësi ka që duan s’duan ata që s’duan, sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku kemi bërë progres të madh dhe jemi ende në ngjitje, sepse me Diellën në prokurimet publike do të arrijmë brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale”, shkruan Rama në X.