Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Rama kthehet nga SHBA, shkëmbehet me Berishën në Rinas. Kreu i PD udhëton drejt Strasburgut

Një përkim i papritur është regjistruar mesditën e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku krerët e dy poleve kryesore politike në vend janë kryqëzuar gjatë lëvizjeve të tyre zyrtare.

Në të njëjtën kohë kur kryeministri Edi Rama ka zbritur nga avioni që e solli nga Nju Jorku pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në terminalin e linjave ajrore.

Lideri i opozitës është parë duke hyrë në ambientet e aeroportit për t’u nisur drejt Strasburgut, ku pritet të ndjekë nga afër punimet e radhës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Ndërkohë burime për mediat thonë se Edi Rama e ka anuluar konferencën e parashikuar për mediat. Sipas informacioneve të para, pritet që Kryeministri mesazhin e tij ta transmetojë përmes një video-mesazhi gjatë ditës së sotme.

Lini një koment