E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRama ndan momente nga ceremonia “Çmimi i Karlit të Madh”

Rama ndan momente nga ceremonia “Çmimi i Karlit të Madh”

Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë momente nga ceremonia “Çmimi i Karlit të Madh”.

“Kënaqësi dhe nder sërish, në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës, ku sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkuruese shumë më të madhe”, shkruan Rama në rrjete sociale.

/tvklan.al

Lini një koment