Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Rama nuk e përmendi në OKB dënimin e drejtuesve të UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti sot fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Fjala e kryeministrit shqiptar u përqendrua kryesisht te inteligjenca artificiale dhe “ministrja Diella”, pa përmendur fare dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Heshtja e Ramës bie në kontrast me qëndrimin e mbajtur në mbrëmjen gala të Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, po në Nju Jork, ku kryeministri shqiptar e kujtoi Hashim Thaçin, duke thënë se “ky vend nuk bëri më të mirën për Thaçin, për George Ëashingtonin e Kosovës”.

Më herët, në vitin 2022, Rama e kishte përdorur tribunën e OKB-së pikërisht për të folur për gjykimin e Thaçit dhe për raportin e Dick Martyt, të cilin e kishte cilësuar të “tmerrshëm”.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale i dënoi në shkallë të parë ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Burimi: KosovaPress

Lini një koment