Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRama takim me banorët e Zvërnecit, Euronews Albania zbulon detajet

Rama takim me banorët e Zvërnecit, Euronews Albania zbulon detajet

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim me banorët e Zvernec këtë të premte në mbrëmje, bëjnë me dije burime për Euronews Albania.

Sipas informacioneve paraprake, takimi është parashikuar të nisë në orën 18:00 dhe pritet të fokusohet në çështje që lidhen me komunitetin lokal dhe problematikat e ngritura nga banorët e zonës.

Në takim pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkia Vlorë. Sipas informacioneve të siguruara, aktiviteti do të zhvillohet në sallën e Këshillit Bashkiak në Vlorë.

Ndërkohë, sipas gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu, Kryeministri Rama do të takojë banorët e Zvernecit në ambientet e Këshillit Bashkiak të Vlorës.

Takimi zhvillohet në kuadër të protestave kundër projektit të resortit në Zvërnecit të cilat kanë marrë një përmasë kombëtare dhe në Tiranë.

Lini një koment