E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Rama takim me të rinjtë në Manastir, propozon bibliotekë dixhitale Shqipëri-Kosovë

Rama takim me të rinjtë në Manastir, propozon bibliotekë dixhitale Shqipëri-Kosovë

Kryeministri Edi Rama këtë të diele gjatë vizitës së tij në Manastir ka zhvilluar edhe një takim me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, si dhe me rektorë e përfaqësues të universiteteve.

Në fjalën e tij, Rama vuri theksin te sakrificat historike për mbijetesën e gjuhës shqipe dhe sfidat e reja me të cilat ajo përballet në epokën digjitale.

Sipas kreut të qeverisë, vizita në godinën historike të Kongresit të Manastirit rikthen në vëmendje përpjekjet e jashtëzakonshme të figurave patriotike, nga Parashqevi Qiriazi e deri te mësuesit e diasporës dhe Arbën Xhaferi, të cilët i kushtuan jetën gjuhës dhe çështjes shqiptare.

Kryeministri paralajmëroi se gjuha shqipe po përballet me një kërcënim të ri që vjen nga teknologjia digjitale, shkrimi me shkurtime dhe dominimi i anglishtes, dukuri që po varfërojnë fjalorin e të rinjve. Ai propozi një bibliotekë dixhitale për diasporën.

“Një ditë prekëse pasi të hysh në godinën e Kongresit historik të Manastirit dhe të shohësh dokumentet, dorëshkrimet, shëmbëlltyrat atyre i dhanë jetë për 9 ditë atij Kongresi është e pamundur të mos mendosh për sa shumë gjëra ne i marrim si të mirëqena, a thua se kanë qenë gjithmonë kështu siç i kemi dhe i shohim sot.

Në ndërkohë që për gjuhën që ne flasim, shkruajmë për gjuhën që na bashkon si lënda bazë e identitetit tonë, janë bërë sakrifica të jashtëzakonshme sakrifikuar jetë, është sakrifikuar një kohë shumë e gjatë dhe janë përfshirë një numër i pafund njerëzish për të cilët mbijetesa e gjuhës shqipe, trashëgimia e gjuhës shqipe, bartja nga një brez në tjetrin ka qenë mision jete.

Dhe unë dua sot këtu me ju të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin me përulje për të gjithë ata që er bartën shqipen deri ditët tona, që nga Parashqevi Qiriazi dhe patriotët e tjerë në Kongresin e Manastirit dhe të tjerët që u bën fuqia që u ndërtua dorëshkrimi historik Marrëveshja e Ohrit dhe për gjithë të tjerët deri te mësuesi i fundit i gjuhës shqipe në një pikë të botës, krahas punës për të mbajtur familjen shkon në një dhomë klasë për të mësuar fëmijët e diasporës. Kujtoj një shqiptare me nderim të madh, që ia kushtoj jetën çështjes shqiptare dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në veçanti, i cili është ndër ata që dhuruan më së miri gjuhën shqipe dhe e vunë në dispozicion të një kauze, Arbën Xhaferri.

Natyrshëm kremtojmë ditën e Alfabetit, festë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, nuk duhet të harrojmë se çfarë është shqipja. Një kopsht, më i madhi që së bashku ne kemi, kopsht xhevahiresh që duhet punuar. Që duhet kultivuar dhe pastruar, për tu pasuruar dhe trashëguar. Në një kohë kur gjuha shqipe është në një tjetër lloj kërcënimi, e kohës së re të teknologjisë digjitale. Kur më të rinjtë mësohen të shkruajnë me shkurtime, dhe harrojnë se fjalët në atë mënyrë dobësohen treten dhe gjuha e shkurtuar fillon e tkurret.

Zhduken shenjat e pikësimit. Zhduken pikat mbi ë, mbi i, zhduken bishtat e ç-vë. Fjalori kthehet në një territor të kufizuar dhe në 200 300 fjalë ndërtohet komunikimi mes njerëzve. Dhe mungesa e shumë fjalëve i bën të vështira kalimin e urave të komunikimit. Jo vetëm teknologjia por edhe dominimi më i madh i anglishtes e bëjnë më të vështirë mbijetesën. Pa gjuhën ne thjesht nuk jemi. Këtë vetëdije duhet ta kultivojmë që të gjithë sipas mundësisë dhe pozicioneve tona. Tjetër marrëdhënia me shqipen në tiranë, tjetër në Prishtinë, tjetër në Tetovë, Nju Jork apo Zyrih. Por shqipja është një. Për të ardhur te shqipja e njësuar. Është dashur një histori shumë e gjatë përpjekjesh. Për ta mbrojtur dhe kultivuar duhet një përpjekje e gjithanshme, nga vetëdijesimi i të rinjve dhe mbrojtja e shqipes nga zhdukja në sytë dhe mendjet e më të vegjëlve fare.

Të marrësh duartrokitje sot nga të rinjtë nuk është diçka që ndodh përditë për mua. Ju e dini këtë. Sepse, ka gjithmonë të rinj që duartrokasin dhe që nuk duartrokasin. Që entuziazmohen dhe që hidhërohen. Sot është një kohë e veçantë sepse ata që duan duartrokasin tremben nga ata që gjuajnë me gurë. Ata që duan flasin tremben nga ata që nuk duan flasin. Për shkak të kësaj specifike, të një kohe që është shumë kalimtare, duartrokitjet janë më të mirëpritura se zakonisht”, tha Rama.

Lini një koment