Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRama viziton kompaninë e biznesmenit shqiptaro amerikan në Michigan: Histori suksesi e shtrirë edhe në Shqipëri!

Rama viziton kompaninë e biznesmenit shqiptaro amerikan në Michigan: Histori suksesi e shtrirë edhe në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Miçigan, SHBA, është ndalur në “Universal Transport”, sipërmarrjen e suksesshme të Adriatik Sheko, i cili ka ndërtuar një histori suksesi në industrinë e transportit në SHBA, duke e shtrirë këtë histori edhe në Shqipëri

“Miçigan, SHBA – Në “Universal Transport”, sipërmarrjen e suksesshme të Adriatik Sheko, i cili ka ndërtuar një histori suksesi në industrinë e transportit në SHBA, duke e shtrirë këtë histori edhe në Shqipëri”, shkruan Rama në një postim të tij sot (21 shtator) në rrjetin social Facebook.

Rama e nisi vizitën e tij disaditore në SHBA me një takim me komunitetin shqiptar në Miçigan.

Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare disaditore në SHBA, ku Rama do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Lini një koment