Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaRaporti: Shqiptarët të lidhur ngushtë me familjen, 24,6% takohen çdo ditë

Raporti: Shqiptarët të lidhur ngushtë me familjen, 24,6% takohen çdo ditë

Lidhja me familjen vijon të jetë ende e fortë në shoqërinë shqiptare. Sipas një raporti të publikuar nga Eurostat, 1 në 4 persona në Shqipëri raportojnë se takohen çdo ditë me familjarët e tyre dhe rrethin shoqëror, tregues që e pozicionon vendin tonë të 7-të në Europë për sa i takon lidhjes së fortë me familjarët.

Qiproja është vendi i parë që raporton përqindjen më të lartë të popullsisë që raporton se takohet çdo ditë me familjarët e tyre, e ndjekur nga Bullgaria, Sllovakia, Kroacia, Greqia, Portugalia dhe më pas Shqipëria.

Në fund të renditjes gjendet Danimarka, ku vetëm 2,5% e popullsisë takohet çdo ditë me familjarët.

Përveç këtyre takimeve të përditshme, që përbëjnë një peshë të konsiderueshme, statistikat e Eurostat tregojnë se 20,5% e popullsisë shqiptare zhvillon takime javore, ndërsa 15,7% e qytetarëve takohen me miqtë apo të afërmit e tyre një herë në muaj dhe rreth 19,3% raportojnë kontakte periodike disa herë në muaj. Këto shifra, sipas ekspertëve, tregojnë se shoqëria shqiptare vazhdon të ruajë me forcë një model të bazuar te lidhjet e ngushta, ku kontaktet e shpeshta fizike dhe mbështetja e ndërsjellë mbeten baza e përditshmërisë.

Lini një koment