Ren Nushaj, kandidati i duhur për në Senatin e shtetit të Michiganit
Ren Nushaj flet për kandidimin e tij për Senatin e Michiganit, prioritetet politike dhe vizionin për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe shtetin në tërësi.
ShqipDetroit.com mbështet hapur kandidaturën e Ren Nushajt për Senatin e Michiganit. Kjo mbështetje nuk vjen vetëm sepse ai është pjesë e komunitetit shqiptar, por sepse përfaqëson një profil profesional dhe politik që i duhet sot këtij shteti.
Nga intervista e tij del qartë një kandidat me përvojë reale në sistemin e drejtësisë, me një qasje të drejtpërdrejtë dhe pa retorikë boshe. Ai flet për përfaqësim real, për ekonomi që reflekton jetën e përditshme, për arsim dhe shëndetësi si prioritete, dhe për nevojën për të ulur burokracinë që pengon zhvillimin.
Qëndrimet e tij janë konkrete: mbështetje për familjet punëtore, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, investim në edukim dhe trajtim serioz të çështjeve si shëndeti mendor. Në të njëjtën kohë, ai mbron një sistem më të drejtë ligjor dhe të drejtat civile.
Ren Nushaj paraqet një kombinim të rrallë: përvojë, qartësi dhe përgjegjësi ndaj komunitetit.
Për këtë arsye, ShqipDetroit.com e konsideron atë kandidatin e duhur për Senatin e shtetit të Michiganit.Lexoni më poshtë intervistën e tij të plotë, dhënë për lexuesit e gazetës sonë:
Çfarë ju shtyu të hyni në këtë garë për Senatin e Michiganit në këtë moment të karrierës suaj?
Vendosa të hyj në këtë garë sepse besoj se komuniteti ynë meriton përfaqësim ne rangjet e politikes se vendit. Ky eshte nje nga aspektet e rralla te jetes se komunitetit tone ne Michigan ku arritjet tona jane te limituara. Si dikush që ka perfaqsuar komunitetin tone ne Michigan si prokuror po ashtu edhe si avokat mbrojtes, dhe si dikush që e njeh drejtësinë jo si koncept abstrakt, por si realitet të përditshëm kam parë nga afër se si vendimet politike ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e familjeve tona. Ky moment kërkon zëra të guximshëm dhe të ndershëm dhe te afte në vendet kritike te vendimmarrjes politike te vendit.
Si ka ndikuar përvoja juaj si avokat/prokuror në formimin e vizionit tuaj politik?
Puna si prokuror dhe avokat mbrojtës më ka dhënë një perspektivë të dyfishtë dhe të rrallë. Me ka krijuar nje koshience te qarte se siguria publike nuk arrihet vetëm me ndëshkim, por edhe me drejtësi, rehabilitim dhe mbështetje te komunitetit. Nese duam te arrijme sukses ne marredheniet me cdo individ te komunitetit tone na duhet te kuptojme dhe te vleresojme nevojat e familjeve tona dhe te sigurojme qe ligjet qe legjislatura kalon jane te bazuara ne rrealitetet e jetes te ketij komuniteti dhe jo ne nevojat politike te individeve qe politika na ka ofrar si ‘udheheqes.’
Sa e rëndësishme është për ju përfaqësimi i komunitetit shqiptaro-amerikan në këtë garë?
Jashtëzakonisht i rëndësishëm. Komuniteti shqiptaro-amerikan ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në këtë vend dhe ende nuk ka zërin që meriton në politikë. Kjo garë nuk është vetëm për mua, është një mundësi për të treguar se shqiptaro-amerikanët mund dhe duhet të jenë të pranishëm në çdo nivel të qeverisjes. Komuniteti jonë është force e parrealizuar. Ky eshte momenti qe ne te bejme nje ndryshim domethenes ne te ardhmen tone.
Ju keni folur për rritjen e pagës minimale dhe lidhjen e saj me inflacionin. Si do të realizohet kjo në praktikë pa dëmtuar bizneset e vogla?
Biznesi im eshte nje bizness i vogel. Mbështetja e rritjes se pagës minimale per te arritur nje baze jetike dhe indeksimin e saj me inflacionin, eshte në mënyrë që asnje familje të mos mbetet mbprapa. Bizneset e vogla janë shtylla e ekonomisë sonë dhe kane vite qe paguajne me shume sesa baza e pageses minimale qe kemi sot ne Michigan. Arsyeja eshte nje konstatim praktik i rrealitetit te jetes ne kete shtet qe nuk pranon nje standard pune nen nivelin e jeteses. Praktikisht, nuk ka biznes ne Michigan qe do te ndikohet negativisht nga rritja modeste e te ardhurave te atyre qe ne fund te fundit kontribuojne te tera te ardhurat e tyre ne bizneset e vogla.
Çfarë politikash konkrete do të mbështesni për të sjellë vende pune të reja dhe të qëndrueshme në Michigan?
Nje nga pengesat kryesore te krijimit te vendeve re reja te punes ne shtetin tone eshte burokracia shteterore e cila nga deshira per te organizuar ne menyre me te rregullt kompeticionin ndonjehere krijon barrierra te panevojshme ne biznes. Bizneset tona kane nevoje qe shteti te jete partner dhe jo ndeshkues. Do të mbështes politika që tërheqin industrinë e energjisë së pastër dhe prodhimit të avancuar, punë që paguajnë mirë dhe nuk mund të zhvendosen jashtë vendit. Do të luftoj gjithashtu për të mbrojtur të drejtën e sindikatave dhe negociatave kolektive, si dhe për kushte të sigurta pune. Michigan ka potencialin të bëhet lider kombëtar në ekonominë e gjelbër qe do te ishte nje fitore e pamohueshme per te gjithe ne komunitetin tone.
Si e shihni rolin e industrisë së energjisë së pastër në ekonominë e shtetit?
Energjia e pastër është jo vetëm e nevojshme mjedisisht, por edhe një mundësi ekonomike e jashtëzakonshme. Investimi në teknologjitë e rinovueshme do të krijojë mijëra vende pune të qëndrueshme, do të zvogëlojë varësinë tonë nga lëndët djegëse (nafta, gazi etj.)dhe do të nxisë inovacionin. Michigan mund të jetë në ballë të kësaj revolucioni nëse kemi liderë të guximshëm dhe me vizion.
Ju keni deklaruar se arsimi publik duhet të financohet plotësisht. Cilat janë prioritetet tuaja konkrete në këtë drejtim?
Prioritetet e mia janë: financimi i plotë i shkollave publike, kundërshtimi i çdo përpjekjeje për privatizimin e sistemit arsimor, aksesi universal në arsimin parashkollor, zgjerimi i programeve pas shkollore, dhe mundësi pa pagesë në kolegjet komunitare dhe qendrat e trajnimit profesional. Çdo fëmijë meriton një fillim të drejtë, pavarësisht nga ku lind dhe aftesite financiare te familjes. Investimi tek edukimi eshte investim per te ardhmen.

Si do të siguroheni që mësuesit të jenë më të vlerësuar dhe më të paguar?
Mësuesit janë profesionistë dhe duhet të trajtohen si të tillë. Do të mbështes rritjen e pagave, sigurimin e burimeve të nevojshme brenda klasës, dhe zvogëlimin e barrës burokratike që i largon nga mësimdhënia e vërtetë. Shteti jone nuk mund të lulëzojë nëse nuk investojmë seriozisht te ata që edukojnë brezin e ardhshëm.Praktikisht, ne duhet si shtet ti japim fund eksperimenteve me edukimin, te biem dakort me vizionin per te ardhmen dhe vleren e shkolles per shtetin tone dhe ta vendosim fokusin tek studentet dhe mesuesit e tyre jo tek hallkat burokratike qe krijone teste dhe standarte te reja cdo dite por asnje mbeshtetje apo ndihme.
A mbështesni arsimin falas në kolegjet komunitare dhe trajnimet profesionale, dhe si do të financohet kjo?
Absolutisht. Kolegjet komunitare dhe qendrat e trajnimit profesional janë ura midis shkollës dhe tregut të punës. Financimi mund të vijë nga rishpërndarja e burimeve shtetërore, ndërsa heqja e barrierave ekonomike do të mundësojë shumë më tepër njerëz të hyjnë në fuqinë punëtore të kualifikuar. Kjo është investim, jo shpenzim. Ne nuk mund te jemi nje shtet qe gjen pa teklif te ardhura per t’u ulur shpenzimet miliarderve por debaton c’do cent per edukimin e femijve tane.
Ju e konsideroni shëndetësinë si një të drejtë themelore. Si do të zgjeroni aksesin për familjet që sot nuk kanë mbulim?
Do të luftoj për mbrojtjen dhe zgjerimin e Planit Healthy Michigan (zgjerimi i Medicaid-it) për të siguruar mbulim për sa më shumë familje punëtore. Shëndeti nuk duhet të jetë privilegj, është e drejtë themelore. Do të punoj gjithashtu për të ulur kostot administrative dhe për të bërë sistemin më të aksesueshëm për familjet me të ardhura të ulëta. Si dhe me lart, ne nuk mund te jemi nje shtet qe investon tek korporatat gjigande te Michigan te cilat nuk kane nevoje per subvencione ne kurriz te shendetit te prinderve dhe femijve tane.
Çfarë masash konkrete do të merrni për të ulur çmimet e barnave, përfshirë insulinën?
Mbështes kufizimin e çmimit të insulinës dhe barnave të tjera jetike, si dhe mbajtjen e kompanive farmaceutike përgjegjëse për ngritjen abuzive të çmimeve. Njerëzit nuk duhet të zgjedhin midis ushqimit dhe ilaçeve. Do të mbështes çdo legjislacion që rregullon çmimet dhe siguron transparencë në industrinë farmaceutike. Ne Senatin e shtetin te Michigan ka aktualisht vetem nje avokat. Eshte e nevojshme qe te kemi aty njerez qe kane jo vetem vizionin por edhe trajnimin e nevojshem per te kuptuar problemet ligjore dhe implementuar zgjidhjet e tyre. Kur te zgjidhem une si Senator do t’i japim fund te drejtes se kompanive te ofrojne te njejtin ilac me dy cmime te ndryshme mes Amerkies dhe Kanadase apo cfaredo lloj tjeter vendi. Ne qofte se te kushton dy lek per ta prodhuar cmimi i shitjes nuk duhet te jete I bazuar tek aftesia per te paguar port ek nje limit i arsyeshem fitimi.Ky ligj ekziston aktualisht ne cdo aspect tjeter te ekonomise, dhe nuk ka arsye perse te kemi nje trajtim te vecante per kompanite farmaceutike.
Si do të adresoni krizën e shëndetit mendor në komunitetet lokale?
Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik dhe trajtimi i tij nuk duhet të jetë luks i pakëtnë për ata me mundësi. Do të rris financimin shtetëror për shërbimet e shëndetit mendor të bazuara në komunitet, do të zgjeroj këshillimin brenda shkollave, dhe do të luftoj për ta hequr stigmën rreth kërkimit të ndihmës. Ne Michigan, rrealiteti eshte qe shendetin mendor ja kemi besuar gjykatave dhe policies, te cilat nuk jane te trajnuara per kete pune. Ka ardhur koha qe te jemi serioz ne lidhje me kete aspect kritik te jetes tone ne kete shtet. Keto jane probleme qe ndikojne c’do familje.
Çmimet e banesave janë në rritje. Si do të siguroni strehim të përballueshëm për familjet dhe të moshuarit?
Te ndertosh nje shtepi te re ne Michigan duhet te kalosh 26 inspektime te ndryshme ku te pakten gjysma perserisin vetveten dhe jane krejtesisht te panevojshme. Te ndertosh nje kompleks banesash duhet te marresh jo vetem lejen e qytetit por edhe nga panele me qytetare interisi i te cileve eshte shpesh here antagonist ndaj ndertimit te ri. Eshte e nevojshme qe heqim barrierat e panevojshme nga ndertimi ne vend. Parisi, Firence, apo Barcelona nuk jane qytete te admiruara boterisht sepse kane ndonje topografi te vecante, perkundrazi. Ato jane qytete te ndertuar nga duart e njerezve me nje vision te admiruar boterisht. Une besoj qe ketu ne kete shtet ne kemi te njejten aftesi dhe oportunitet. Ndertimi i ri, pa pengesa artificiale, do te ndihmonte ne uljen e kostove te strehimit. Do të luftoj për zgjerimin e fondeve për strehim të përballueshëm dhe strehim për fuqinë punëtore, në mënyrë që familjet e reja dhe të moshuarit me të ardhura fikse të mund të jetojnë në komunitetet ku kanë kontribuar. Mbështes gjithashtu incentivat për zhvillimin e përzier dhe strehimin pranë transportit publik.
Si e shihni zhvillimin urban në zonat suburbane dhe rolin e transportit në këtë drejtim?
Zonat suburbane kanë nevojë për zhvillim të menduar mire,të gjelbër, të qëndrueshëm dhe të lidhur me rrjetet e transportit. Do të mbështes grante shtetërore për qeveritë lokale që investojnë në infrastrukturë, rrugë këmbësorësh dhe zhvillim urban të qëndrueshëm. Transporti cilësor është çelës i mobilitetit ekonomik.
Duke qenë se vini nga fusha e drejtësisë, si e përkufizoni ‘sigurinë publike’ sot?
Siguria publike e vërtetë do të thotë ndërtimi i besimit dhe sigurimi i mbrojtjes së barabartë për të gjithë. Nuk është vetëm çështje policore, është çështje e aksesit në shëndetësi, arsim, strehim dhe mundësi ekonomike. Kur komunitetet kanë burimet që u nevojiten, si ne aspektin ekonomik dhe ne ate social, ato janë natyrshëm më të sigurta.
A mbështesni alternativa ndaj ndërhyrjes policore për raste të krizave të shëndetit mendor?
Po. Mbështes rritjen e financimit për ekipet e reagimit ndaj krizave të shëndetit mendor dhe alternativa jo-policore që mund të zbusim situata urgjente pa krijuar situata te tensionuara atehere kur eshte krejtesisht e panevojshme. Oficerët e policisë meritojnë trajnim modern dhe burimet e duhura, por jo çdo krizë kërkon një ndërhyrje të armatosur.
Cili është qëndrimi juaj për reformën e sistemit të garancive për veprat jo të dhunshme?
Mbështes heqjen e garancisë në para për veprat penale jo të dhunshme. Nuk është e drejtë që dikush të mbetet i burgosur para gjykimit thjesht sepse nuk ka para. Reforma e garancisë është çështje e drejtësisë dhe barazisë,sistemi aktual ndëshkon varfërinë, jo rrezikun.Reforma qe u be perpara pak vitesh ishte nje hap i mire poriI pamfaftueshem. Eshte reforme pa mbeshtetje ne ligj dhe qe ka mundesuar qe cdo gjykates te kete aftesine te injoroje diktatet e ligjit.
Cilat janë sfidat më të mëdha për të drejtat civile në Michigan sot?
Sfidat më të mëdha përfshijnë mbrojtjen e të drejtës së votimit, luftën kundër diskriminimit sistemik, dhe sigurimin e aksesit të barabartë në strehim, arsim, kujdes shëndetësor dhe punësim,pavarësisht nga raca, feja, gjinia, orientimi, aftësia e kufizuar apo statusi i imigracionit.
Si do të mbroni të drejtat e votimit dhe të luftoni diskriminimin?
E drejta e votes eshte e drejte e shenjte. Do të mbroj pa hezitim të drejtën e votimit dhe do të kundërshtoj çdo ligj që e kufizon aksesin te kutia e votimit. Do të luftoj kundër diskriminimit sistemik në të gjitha format e tij dhe do të siguroj se ligjet e shtetit mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetareve te shtetit te Michigan.
Çfarë roli duhet të ketë shteti në mbrojtjen e komuniteteve të margjinalizuara?
Shteti ka përgjegjësi të qartë dhe aktive për të mbrojtur komunitetet e margjinalizuara. Kjo do të thotë politika proaktive kundër diskriminimit, investime në komunitetet historikisht të neglizhuara, dhe sigurimi se zërat e tyre dëgjohen në procesin e vendimmarrjes. Do të qëndroj fort kundër çdo përpjekjeje për të fshirë identitetet dhe historinë e këtyre komuniteteve.
Ju e konsideroni ndryshimin klimatik si sfidën kryesore të kohës sonë. Cilat janë politikat konkrete që do të ndiqni?
Ndryshimi klimatik nuk është kërcënim i largët, është sfida kryesore e gjeneratës sonë. Do të mbështes kalimin në energji të pastër, investimin në teknologji të rinovueshme, dhe sigurimin e një tranzicioni të drejtë për punëtorët dhe komunitetet e lidhura me industritë e karburanteve. Drejtësia mjedisore dhe drejtësia sociale janë të pandara. Kjo eshte detyre baze e cdo politikani qe synon te perfaqsoje komunitetin tone per hir te se ardhmes se femijve tane.
Si do të balanconi zhvillimin ekonomik me mbrojtjen e mjedisit?
Politikat progresive klimatike nuk janë vetëm për reduktimin e emetimeve të karbonit,janë për mbrojtjen e shëndetit publik, krijimin e vendeve të punës së qëndrueshme dhe sigurimin se fëmijët tanë trashëgojnë një botë të banueshme. Zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit nuk janë kundërshtare,ato janë plotësuese she komplimentojne njera tjetren.
Çfarë do të thotë për ju ‘drejtësi mjedisore’ në praktikë?
Drejtësia mjedisore do të thotë se familjet me të ardhura të ulëta të cilat janë shpesh të parat të vuajnë nga ndotja dhe katastrofat klimatike,duhet të jenë në qendër të zgjidhjeve tona. Nuk mund të ketë drejtësi klimatike pa drejtësi sociale. Politikat e mija do të vendosin këto komunitete në plan të parë. Ne fund te fundit, ky eshte komuniteti jone per te cilin po flasim.
Ju keni bërë thirrje për ndihmë humanitare dhe armëpushim në konflikte ndërkombëtare. Si mendoni se një senator shteti mund të ndikojë në këto çështje?
Senatorët shtetërorë kanë zërin e tyre dhe komunitetet që përfaqësojnë. Unë besoj thellë në dinjitetin e të gjithë njerëzve dhe në rëndësinë e mbështetjes së paqes dhe dhembshurisë,veçanërisht në kohë vuajtjesh të mëdha. Ushqimi, uji dhe siguria janë të drejta themelore njerëzore, jo pika politike. Zëri im do të jetë gjithmonë për paqen dhe ndihmën humanitare.
Sa e rëndësishme është që politikanët lokalë të kenë një zë edhe për çështje globale?
Shumë e rëndësishme. Komunitetet tona janë ndërkombëtare,kemi familje me rrënjë në çdo cep të botës. Kur ka vuajtje njerëzore globale, politikanët lokalë kanë detyrim moral të flasin. Heshtja nuk është neutralitet, është komplicitet. Unë do të flas me guxim për vlerat e bashkejeteses, humanizmit dhe drejtësisë.
Cili është mesazhi juaj për votuesit që ende nuk ju njohin?
Unë jam Ren Nushaj, avokat, prokuror, dhe anëtar i kësaj komuniteti. Kam luftuar për drejtësi gjatë gjithë karrierës sime dhe jam i gatshëm ta bëj të njëjtën gjë në Senatin e shtetit tone. Mesazhi im është i thjeshtë: do t’ju shërbej me ndershmëri, do të jem i pranishem per te gjithe, dhe do të vendos komunitetin mbicdo aspect personal. Dua ta fitoj besimin tuaj çdo ditë.
Pse duhet votuesit t’ju besojnë ju dhe jo kandidatët e tjerë?
Sepse unë sjell një kombinim unik të përvojës juridike,si prokuror ashtu edhe si avokat mbrojtës,me një angazhim të sinqertë ndaj drejtësisë sociale. Kam qenë përgjegjës ndaj komunitetit, jo ndaj donatorëve politikë. Do të mbaj takime të rregullta me komunitetin, do të mbështes reformën e etikës, dhe do të siguroj transparencë të plotë. Shërbimi publik është besim, dhe unë do t’iu jem llogaridhënës çdo ditë.
Si do ta përkufizonit suksesin tuaj nëse zgjidheni senator?
Suksesi për mua do të thotë: familje të Michigan me akses në kujdes shëndetësor cilësor, fëmijë me mundësi arsimore te palimituara, punëtorë me paga të drejta, komunitete të sigurta dhe të shëndetshme, dhe mjedis i mbrojtur për brezat që vijnë. Por mbi të gjitha, suksesi do të thotë që votuesit e Distriktit 9 ndjehen vërtet të përfaqësuar,jo vetëm herë pas here, por çdo ditë që jam senator.
Zoti Nushaj, nje kandidat qe premton, perfaqeson dhe nderon komunitetin shqiptar ne Michigan. Vota per te ne Senatin e atij shteti eshte vote per siguri, mireqenie dhe drejtesi. Suksese!