E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRritet nafta me 3 lekë

Rritet nafta me 3 lekë

Rriten sërish çmimet e karburanteve në vendin tonë. Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të martë, më 19 maj, të rrisë çmimin e naftës me 3 lekë. Ndërkohë çmimi i benzinës rritet me 1 lekë.

Kështu, sipas njoftimit të bërë me dije menjëherë pas mbledhjes:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 193 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot në orën 17.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, se në rast të shkeljeve të këtij vendimi do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

/tvklan.al

Lini një koment