Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSamiti në Malin e Zi, Rama takim me homologun holandez, në fokus negociatat e Shqipërisë me BE-në

Samiti në Malin e Zi, Rama takim me homologun holandez, në fokus negociatat e Shqipërisë me BE-në

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dypalësh me Kryeministrin e Holandës, Rob Jetten, në Tivat të Malit të Zi, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor.

Takimi u zhvillua gjatë punimeve të samitit, ku liderët e rajonit dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian po diskutojnë mbi procesin e zgjerimit dhe bashkëpunimin rajonal.

Rama pritet të zhvillojë edhe takime të tjera dypalëshe me homologë dhe zyrtarë të lartë evropianë, në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, e cila ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Samiti në Tivat zhvillohet në kuadër të zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian 2024–2029, e cila përcakton prioritetet kryesore të Bashkimit Evropian për vitet e ardhshme, përfshirë procesin e zgjerimit dhe integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun evropian.

Lini një koment