Friday, 3 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaSekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut.

Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të një fluturimi me itinerar Toronto–Rinas, u identifikuan dy valixhe që ngjallën dyshime për përmbajtje të kundërligjshme.

Pas kontrollit fizik të tyre, në prani të poseduesve, u sekuestruan rreth 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis sativa, të ndara në 89 pako.

Dy personat e përfshirë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit, ndërsa materialet dhe lënda e sekuestruar janë vënë në dispozicion të organeve hetimore për veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një koment